Arrestohet burri i Rihannas, A$AP Rocky - Gazeta Express
string(37) "arrestohet-burri-i-rihannas-aap-rocky"

Yjet

Gazeta Express

21/04/2022 21:09

Arrestohet burri i Rihannas, A$AP Rocky

Yjet

Gazeta Express

21/04/2022 21:09

Një ditë pasi që u panë në plazhin e Barbadosit të përqafuar Rihanna me A$AP Rocky, ky i fundi përfundoi në pranga në Los Angeles ku u arrestua nga 10 policë në aeroport

Çifti ishin duke e shijuar një pushim në Barbados ku jeton familja e Rihannas para se ata të kthehen në Los Angeles të mërkurën.

Rocky (emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers) është arrestuar menjëherë në aeroportin e LAX me akuzat se ka armë vdekjeprurëse me vete.

TMZ raportoi që reperi ishte “totalisht i bllokuar” nga 10 oficer policia të cilët e përcollën atë në një terminal privat të LAX.

Ai u detyrua që të paguajë garancinë prej 550 000 dollarësh dhe pastaj u fotografua duke dal nga burgu i Los Angeles pasi që ishte arrestuar.

Reperi raportohet se i ishte afruar një burri në rrugë në natën e 6 nëntorit 2021 para se ta godasë atë disa herë.

Para lirimit, Rihanna është parë duke e përqafuar atë në plazhin e Barbadosit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement