string(69) "arrestohet-ish-drejtoresha-e-spitalit-te-dibres-perndiqte-pasardhesin"

Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës: Përndiqte pasardhësin

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 7:22

Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se ka arrestuar “në flagrancë Irini Shehun, 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Ruzhi Deda. Ajo ka qenë drejtore e Spitalit të Dibrës.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja” – thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Shehu u largua nga detyra pasi dhunoi shefin e financës, Shaban Uklala duke e goditur atë me një kapëse letrash. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Anila Denaj. 

Vendin e Shehut e zuri Deda, por mesa duket edhe ai nuk po gjente qetësi. Rruzhdi Deda është edhe kryetar i Partisë Socialiste së Dibrës ndërsa mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër.