Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares pasi theu urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes - Gazeta Express
string(92) "arrestohet-ish-futbollisti-i-kombetares-pasi-theu-urdhrin-e-mbrojtjes-ndaj-ish-bashkeshortes"

Gazeta Express

27/03/2020 16:27

Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares pasi theu urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes

Gazeta Express

27/03/2020 16:27

Momente të vështira për ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro.

43-vjeçari, që pasi la futbollin nisi karrierën e trajnerit (ka drejtuar Kukësin, Kamzën dhe Luftëtarin), është ndaluar nga Policia pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke ushtruar dhunë psikologjike madje edhe fizike.

Në njoftimin e policisë saktësoshet se Duro akuzohet për tri vepra penale, për të cilat duhet të japë llogari në gjykatë.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

  • K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement