Arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Bulqizës (EMRI) - Gazeta Express
string(50) "arrestohet-ish-zyrtari-i-bashkise-se-bulqizes-emri"

Arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Bulqizës (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 17:35

Gëzim Boba ish përgjegjës i zyrës së Urbanisitën në Bashkinë e Bulqizës, ka rënë në prangat e Policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale, “ Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 52-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8 muaj burg për veprën penale “shpërdorim të detyrës”.

Lexo Edhe:

Ky shtetas në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy shtetas

 “Strukturat e Policisë të DVP Dibër, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G.B., 52 vjeç, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, e ka dënuar me 8-muaj burgim për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”.