Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas kosovar që po kërkohej përmes INTERPOL’it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për M.Sh, i kërkuar për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.
I njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...