Një mashtrues i vetëquajtur magjistar u arrestua në Mali pasi mori rreth 30 mijë euro nga tifozë që besonin se fuqitë e tij mistike do ta bënin ekipin kombëtar fitues të Kupës së Afrikës.
Karamogo Sinayoko kishte bindur mbështetësit se ishte “i zgjedhur nga Zoti” për të udhëhequr Malin drejt triumfit.
Reputacioni i tij u rrit pas një fitorje dramatike kundër Tunizisë, ku Mali, me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, barazoi në minutat e fundit dhe fitoi në penallti, ngjarje që shumë tifozë e konsideruan “provë e magjisë” së tij. Pas kësaj, Sinayoko vazhdoi të mbledhë para, duke premtuar një “mrekulli të përsëritur”, por Mali humbi 1-0 ndaj Senegalit.
Tifozët e zemëruar sulmuan shtëpinë e tij në Bamako, ndërsa policia ndërhyri dhe e arrestoi për mashtrim dhe sharlatanizëm. Ai pranoi se nuk mund të kontrollonte rezultatin e ndeshjeve dhe se vendimi përfundimtar i takon Zotit, duke ringjallur debatet mbi rolin e besimeve mistike në futbollin afrikan.
Ky incident tregon se sa larg mund të shkojnë disa persona duke përfituar nga besimet dhe shpresa e tifozëve, duke nxjerrë në pah edhe sfidat që lidhen me besimet tradicionale në sportet moderne
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...