string(77) "arrestohet-ne-liban-49-vjecari-qe-ekzekutoi-me-thike-vajzen-e-tij-ne-shqiperi"

Arrestohet në Liban 49-vjeçari që ekzekutoi me thikë vajzën e tij në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 12:38

Është arrestuar në Liban, 49-vjeçari palestinez Fadi Alwan, i cili rreth dy muaj më parë ekzekutoi në Tiranë, vajzën e tij Rayan Alwan.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Lexo Edhe:

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja e rëndë ndodhi në muajin shkurt të këtij viti, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet, ku dyshohet se Alwan vrau me mjet prerës vajzën e ti.

Kapja e të dyshuarit u bë e mundur si rezultat i hetimeve të thelluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet homologe në Liban, përmes Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit.

Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Libanin, por kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale është një konventë që mund të përdoret për të realizuar ekstradimin

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën ‘Gjon Muzaka’, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A. Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia./euornews.al