Arrestohet në Spanjë Aleksandër Frroku, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri - Gazeta Express
string(74) "arrestohet-ne-spanje-aleksander-frroku-i-denuar-me-4-vite-burg-ne-shqiperi"

Arrestohet në Spanjë Aleksandër Frroku, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 14:55

Vijojnë operacionet policore të përbashkëta me homologët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim.

Lexo Edhe:

Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.