Arrestohet 'Niçja' i Shijakut, Astrit Avdylaj - Gazeta Express
string(42) "arrestohet-nicja-i-shijakut-astrit-avdylaj"

Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, Astrit Avdylaj

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 17:55

Me urdhër arresti lëshuar nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revansh’ sot është arrestuar Astrit Avdylaj një nga personazhet më famëkeq të botës së krimit, i konsideruar si i paprekshëm.

Ai është arrestuar paraditen e të shtunës në banesën e tij në qytetin e Shijakut ku i është kapur edhe një pistoletë pa leje.

Lexo Edhe:

Nga bisedat në aplikacionin SKY Ç, prokurorët e SPAK zbuluan se Astrit Avdylaj dyshohet se është përfshirë në përgatitjet e kushteve për vrasje. Në akt-akuzën e SPAK për eksponentin e rëndësishëm të botës së krimit nga Shijaku, thuhet se ai ka patur rrolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.

Po sipas dosjes së prokurorisë së posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe nipin Aldo Avdylajn për të eleminuar dy vëllezërit nga Nikla për llogari të Arben Ndokës.