string(118) "arrestohet-nje-zyrtar-ne-gjakove-i-kerkoi-ryshfet-nje-burri-per-dokumentacionin-per-shtesa-te-lehonise-per-gruan-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 8:48

Arrestohet një zyrtar në Gjakovë, i kërkoi ryshfet një burri për dokumentacionin për shtesa të lehonisë për gruan e tij

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 8:48

150 euro ia ka kërkuar një burrit zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e tij lidhur me shtesat e lehonisë për bashkëshorten e tij.

Policia tha se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë “bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij”.

Lexo Edhe:

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raportin 24-orësh./Express/