Vetëm katër muaj pas emërimit në krye të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka përfundon në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën dyshime për korrupsion pasiv. Bashkë me të janë arrestuar edhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore, si dhe Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë.
Të tre zyrtarët e policisë janë përballur me masën e sigurisë “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se ngjarja lidhet me një rast aksidenti, ku të dyshuarit kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh nga një grua, në këmbim të mosreferimit të ngjarjes në prokurori dhe shmangies së hetimeve penale.
Roven Zeka ishte emëruar në detyrë në dhjetor të vitit 2024, me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku (i njohur si Proda). Hetimet për këtë rast vijojnë nën drejtimin e SPAK, ndërsa pritet që Prokuroria t’i drejtohet GJKKO për konfirmimin e masave të sigurisë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...