string(61) "arrestohet-shoferi-i-policise-qe-drejtonte-ambulancen-i-dehur"

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 14:46

Arrestohet shoferi i policisë që drejtonte ambulancën i dehur

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 14:46

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj. me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.

Lexo Edhe:

Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.