Arrihet marrëveshja e drejtorive, ja çfarë ka marrë koalicioni VLEN - Gazeta Express
string(66) "arrihet-marreveshja-e-drejtorive-ja-cfare-ka-marre-koalicioni-vlen"

Arrihet marrëveshja e drejtorive, ja çfarë ka marrë koalicioni VLEN

Maqedoni

Gazeta Express

29/06/2024 15:13

Krerët e VLEN-it kanë arritur marrëveshje për ndarjen e drejtorive kryesore mes 4 partive që e përbëjnë koalicionin.

Sipas burimeve të 3shi.net, LD-së së Izet Mexhitit do t’i takojnë MEPSO, Agjencia për Punësim, NOMAGAS (Shoqëri Aksionare për shpërndarjen e gasit), Drejtoria për Shëndet Publik etj.

Lexo Edhe:

Alternativa do të udhëheq me Postat e Maqedonisë dhe Sh. A. Aeroportet, Librat Amë, UJP Shkup, Agjencioni për Siguri Nacionale, Agjencioni për Administratë, Qendrën për Provime, Agjencioni për ushqim, Avokatin e Shtetit, Qendrën për punë Sociale etj.

Lëvizja Besa do të drejtojë ndërmarrjen publike Rrugët e Maqedonisë, Agjencionin për Investime të Huaja, Spitalin gjinekoligjik të Çairit, Spitalin e Tetovës, Spitalin e Gostivarit etj.

Aleanca e Arben Taravarit do të drejtojë shumicën e spitaleve dhe posteve shëndetësore, si dhe një ndër zv.drejtoritë më të rëndësishme atë të doganave.

Janë përcaktuar edhe drejtoritë e tjera, për të cilat do të informojmë në ditët në vijim. Ndarja është bërë sipas parimit të barazisë, pra secila parti nga 25% të posteve.