Arsenali i Artetas e fillon me fitore vitin 2020, e mposht Manchester United - Gazeta Express
string(75) "arsenali-i-artetas-e-fillon-me-fitore-vitin-2020-e-mposht-manchester-united"

Arsenali i Artetas e fillon me fitore vitin 2020, e mposht Manchester United

Gazeta Express

01/01/2020 22:53

Arsenali e ka filluar 2020-ën në mënyrën më të mirë duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester United. Kjo është fitorja e parë e Mikel Artetas dhe vije kundër një kundërshtari që është rival i Arsenalit për top katër, Manchester United

Dy gola kanë qenë të mjaftueshëm për Arsenalin duke filluar me këmbë të mbarë vitin 2020.

Lexo Edhe:

Një ndeshje që Arsenali arriti që ta menaxhonte mirë deri në fund të takimit, pavarësisht se kishte probleme përsëri në pjesën e dytë ku United nuk arriti që ti shfrytëzonte disa mundësi të mira për takim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Arsenalin.

M’mu për këtë edhe goli i parë arriti herë pasi që ai u shënua në minutën e 8-të.

Kolosinac arriti që të pasonte si duhet në zonë kurse aty u gjend më së miri Nicolas Pepe për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Pepe ka mundur të shënoi edhe një gol në minutën e 35, mirëpo atë e ndali shtylla.

E kur u mendua që pjesa e parë do të përfundonte me rezultat minimal 1-0, dy minuta para përfundimit në skenë doli Sokratis ku pas një goditje nga këndi shënon në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Manchester United, të cilët sulmuan disa herë por Arsenali arriti që ta ruante epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngritët në pozitën e 10-të me 27 pikë, kurse Manchester United tash do të këtë 4 pikë më pak se Chelsea që është në vendin e katër, pra 31 pikë. /GazetaExpress/