Arsenali i refuzon dy oferta të Romës për Mkhitaryanin - Gazeta Express
string(54) "arsenali-i-refuzon-dy-oferta-te-romes-per-mkhitaryanin"

Gazeta Express

03/04/2020 17:20

Arsenali i refuzon dy oferta të Romës për Mkhitaryanin

Gazeta Express

03/04/2020 17:20

“Topçinjtë” janë të vendosur të mos lëshojnë pe, në vlerësimin e lojtarit prej 20 milionë eurosh

Roma është mjaft e interesuar për ta blerë përfundimisht kartonin e Henrikh Mkhitaryanit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori armen është i huazuar këtë vit tek “Giallorossi”, të cilët ndërkohë e kanë mundësinë e blerjes së tij.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit ka shkëlqyer deri tash në Serie A, prandaj Roma po dëshiron ta blejë atë.

Megjithatë, mediumi britanik “Express” raporton se “Topçinjtë” i kanë refuzuar dy ofertat e para të klubit italian për lojtarin.

“Gunners” e vlerësojnë futbollistin ofanziv 20 milionë euro dhe nuk e kanë ndërmend të bëjnë zbritje për të.

Në alternativë të Mkhitaryanit, Roma e ka futbollistin e Chelseat, Pedro Rodriguez. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement