“Topçinjtë” po planifikojnë të bëjnë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës. Largimit nuk duket se do t’i shpëtojë as Shkodran Mustafi
Arsenali po planifikon të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.
Trajneri Mikel Arteta nuk është i kënaqur me disa futbollistë dhe pritet t’i lë të lirë ata me të përfunduar sezoni aktual.
Në listën e largimeve duket të jenë, Mesut Ozil, Matteo Guendouzi e Sokratis Papastathopoulos.
Topçinjtë po mendojnë ta shesin këtë treshe për të bërë para që ta blejnë futbollistin e Feyenoordit, Orkun Kokcu.
Mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se trajneri Arteta e pëlqen shumë futbollistin 19 vjeçar.
Largimit duket se s’do t’i shpëtojë as Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka do të bisedojë me drejtuesit e klubit pas përfundimit të këtij sezoni. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...