Mikel Arteta është për momentin trajneri më i përfolur në futbollin evropian.
Spanjolli arriti ta eliminojë gjigantin evropian, Real Madrid me Arsenalin e tij kur askush s’e priste.
“Gunners” i fituan të dyja ndeshjet çerekfinale me “Los Blancos”, fillimisht 3:0 në “Emirates Stadium” dhe mbrëmë 2:1 në “Santiago Bernabeu” për ta prerë biletën për në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.
E Arteta kreditet për këtë arritjen e këtij niveli ia kalon mentorit të tij të dikurshëm, Pep Guardiola, nga i cili ka mësuar shumë.
Në fakt, vite më parë Arteta ishte ndihmës i Guardiolës në Manchester City dhe prej aty nisi gjithçka në një karrierë që mund të jetë shumë e suksesshme si trajner për ish-futbollistin spanjoll.
“E thirra në mëngjes Pep Guardiolën. Nëse jam këtu, në këtë nivel, jam falë tij.”
“Është falë Pep, në një masë të madhe. Si lojtar dhe si trajner, ai ka qenë një inspirim për mua. Ai është personi që ka vendosur të vë bast në mua, që më përfshiu si trajner të dytë.”
“I përjetova dhe shijova katër vjet të mrekullueshëm me të në Manchester City dhe më duhet të jem mirënjohës, do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij pasi në të kundërtën nuk do të isha këtu në këtë nivel fantastik.” /Gazeta Express