Arsenali po synon ta përfundojë misionin dhe të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Real Madridin më 16 prill.
Ekipi i Mikel Artetas mori një rezultat të madh në ndeshjen e parë, duke mposhtur kampionin në fuqi të Evropës me rezultat 3-0 në Londër.
Një epërsi prej tre golash para ndeshjes së dytë në Madrid, ishte gjithçka përtej asaj që Arteta mund të kishte planifikuar.
Arsenali tani është në prag të kualifikimit në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2009, teksa Carlo Ancelotti po lutet për një mrekulli.
Para duelit të tyre ndaj Brentfordit në vikend, Arteta dha shenja se ai do të bëjë rotacione, me prioritetin tani në Madrid, teksa rivali Liverpooli po i afrohet titullit kampion.
Gabriel Magalhaes tashmë është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me mungesat tjera afatgjate Gabriel Jesus dhe Takehiro Tomiyasu.
Sidoqoftë, Arteta kishte lajme pozitive për dyshen Rice dhe Bukayo Saka, të cilët mbetën të detyruar të largohen nga loja në minutat e fundit ndaj Real Madridit.
Saka, i cili sapo është rikthyer nga një lëndim i rëndë, ishte lojtari në të cilin u shkaktuan dy ndërhyrjet e palejuara që rezultuan me gola të Declan Rice.
Që të dy lojtarët janë të shëndetshëm dhe të gatshëm, por me gjasë nuk do të luajnë ndaj Brentfordit.
Jurrien Timber, Gabriel Martinelli dhe kapiteni Martin Odegaard potencialisht mund të pushojnë gjithashtu që të jenë të freskët për duelin e madh në kryeqytetin spanjoll javën e ardhshme.