E përditshmja spanjolle AS shkruan se trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është tifoz i madh i brazilianit Philippe Coutinho dhe kjo bën që i huazuari në Bayern Munich të mund të kthehet në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Braziliani Philippe Coutinho është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit katalonas, mirëpo për momentin është i huazuar, deri në fund të sezonit, në Bayern Munich. Megjithatë, gjermanët kanë bërë të ditur se nuk do ta shfrytëzojnë opsionin për ta blerë futbollistin, transmeton Gazeta Express.
Kjo ka bërë që të ketë dyshime të mëdha për të ardhmen e Coutinhos, që para se të huazohej në Bayern, nuk kishte arritur t’i bindte tifozët apo trajnerët e tij në Barcelonë me paraqitjet e tij.
Fillimisht, mediumet e mëdha evropiane raportuan se Barcelona synon ta shesë Coutinhon këtë verë për të grumbulluar para për buxhetin për të transferuar lojtarë të rinj, përdeirsa agjenti i futbollit, Kia Joorabchian, tha se klientit të tij do t’i pëlqente një kthim në Premierligë, ku kishte shkëlqyer paraprakisht me Liverpoolit.
Megjithatë, AS tani raporton se kthimi i Coutinhos mund të mos jetë në Angli, por pikërisht në Barcelonë, duke u nxitur nga deklaratat që i kishte dhënë trajneri i Barcelonës për Coutinhon.
Në një intervistë të dhënë për radion spanjolle RAC1, Setien ka thënë se braziliani është një lojtar që atij i pëlqen dhe e ka në mendje për sezonin e ardhshëm.
“Mendoj se Coutinho është një lojtar i mrekullueshëm, më pëlqen ai shumë. Ai është lojtar i Barcelonës. Klubet e tjera ose duhet ta paguajnë klauzolën e tij ose një çmim të caktuar nga Barcelona, por ai e do kthimin këtu”, tha Setien.
“Unë po llogaris në të për fillimin e sezonit të ardhshëm. Duhet të flas edhe me të dhe ta pyes. Nëse do të jetë e nevojshme, do të flas me të”. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...