string(129) "per-formimin-e-institucioneve-asnje-perpjekje-me-to-haxhiu-thote-se-vv-eshte-e-gatshme-ti-prese-partite-per-te-folur-per-zgjedhje"

Për formimin e institucioneve asnjë përpjekje me to – Haxhiu thotë se VV është e gatshme t’i presë partitë për të folur për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 11:47

E propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh që gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Lexo Edhe:

E ky subjekt që po shfaq gatishmëri për t’u takuar për zgjedhje, diçka të tillë nuk demonstroi për një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën, edhe pse Konjufca kërkoi ujdi nga foltorja e Kuvendit.

E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë instituar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LVV-së.