Këtë të merkur mbahet ekspozita vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, më fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë.
Këtë vit AAVK shënon edicionin e katërt të ekspozitës në të cilën pjesëmarrës do të jen anëtaret e asociacionit.
AVVK u funksionalizua plotësisht në tetor 2018 për të vepruar në realizimin e projekteve nga plani dhe programi i tyre. AAVK deri në metan ka realizuar me mjaft sukses këto projekte:
Në maj, dhe dhjetor 2018, me shumë sukses realizoi “Ekspozitën Kolektive të Gjeneratës së Parë të Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë”;
Në muajin nëntor të viteve 2019 – 2020 dhe 2021 janë realizuar me shumë sukses tre edicione të projektit tonë tradicional “Ekspozita Vjetore e Anëtarëve të AAVK-së”;
Në muajin qershor 2020 dhe 2022, realizuam me sukses dy edicione të projektit tonë tradicional “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.
/Express/