Aston Villa e mposhtë Arsenalin në frymën e fundit - Gazeta Express
string(50) "aston-villa-e-mposhte-arsenalin-ne-frymen-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

06/12/2025 15:26

Aston Villa e mposhtë Arsenalin në frymën e fundit

Futboll

Gazeta Express

06/12/2025 15:26

Arsenali ka lëshuar pikët e radhës në Premierligë, duke u mposhtur në udhëtim tek Aston Villa.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Arsenalit u mbyll 2-1 për vendasit pas 90 minutave, shkruan “Gazeta Express”.

Vendasit shënuan të parët përmes Matty Cash në minutën e 36-të të pjesës së parë.

Me këtë rezultat u mbyll 45-minutëshi i parë, teksa fillimi i pjesës së dytë ishte i tëri i Arsenalit.

“Topçinjtë” dominuan ndeshjen deri në shënimin e golit në minutën e 52-të, me anë të Leandro Trossard, por pastaj, rastet i takuan Aston Villës, e cila e mori kontrollin e lojës në dorë.

“Villans” patën disa raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuan, deri në fund, kur Emiliano Buendia shënoi golin e fitores, për 2-1.

Kështu, Arsenali mbetet në kuotën e 33 pikëve, në vendin e parë, teksa Aston Villa është e dyta me 30 pikëkjuy./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement