Aston Villa e pandalshme, merr fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat - Gazeta Express
string(72) "aston-villa-e-pandalshme-merr-fitoren-e-nente-radhazi-ne-te-gjitha-garat"

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:58

Aston Villa e pandalshme, merr fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:58

Aston Villa ka hyrë në një formë të jashtëzakonshme, duke triumfuar për herë të nëntë radhazi në të gjitha garat.

Të besuarit e Unai Emery fituan në udhëtim te West Hami, me shifrat prej 3-2, duke u rikthyer nga disavantazhi.

Fillimisht, ishin vendasit që shënuan në sekondat e para të ndeshjes, me anë të Matheus Fernandes.

Megjithatë, vendasit shënuan përsëri në minutën e nëntë, por në portën e tyre, pasi Konstantinos Mavropanos shënoi autogol për 1-1.

Në minutën e 24-të, Jarrod Boëen realizoi për 2-1, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytë, vetëm pas pesë minutave, Morgan Rogers shënoi për 2-2.

I njëjti doli përsëri në skenë, pasi shënoi për 3-2 dhe për fitoren e Villas në “London Stadium”.

Me këtë fitore, Villa shkon në 33 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Manchester City në vendin e dytë, dhe tri më pak se Arsenali në vendin e parë.

West Hami mbetet në probleme të mëdha, pasi është pa fitore në katër ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar i 18-ti në tabelë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement