Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për daljen e tij nga programi dhe marrëdhëniet që ka me personat që ishin apo janë brenda në reality show.
Atdheu u shpreh se nuk është bërë pishman se doli nga emisioni, por mendon se do kishte merituar një dalje më të mirë.
“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë. Aty shkuam me dhuruar dashuri e të gjenim dashurinë e jetës, por jo të bënin ashtu sherresh”, tha Atdheu.
I pyetur në lidhje me postimet që ka bërë Sindi së fundmi në rrjetet sociale, ai u shpreh se e ka shumë shoqe dhe e respekton.
“Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”, tha ish-konkurrenti kur u pyet nëse është e vërtetë se ai ndikon te “shpërthimet” e saj.
Ndërsa në lidhje me debatin e fortë që ka pasur me Antonelën, Atdheu tha se nuk ka folur me të, nuk i ka rënë muhabeti.
“Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”, u shpreh ai.
Më pas tregoi se nuk është i zhgënjyer nga asnjë nga protagonistët e programit dhe se ka mjaft shokë. “Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi Atdheu.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...