Atentat në rrugë, plagoset 35-vjeçari shqiptar në Itali - Gazeta Express
string(54) "atentat-ne-rruge-plagoset-35-vjecari-shqiptar-ne-itali"

Atentat në rrugë, plagoset 35-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2024 21:10

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur një natë më parë në Pisa. Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari shqiptar është qëlluar 3 herë në rrugën e njohur si Cascina.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00. Sipas asaj që raportojnë mediat shqiptarit i është zënë pritë në rrugë dhe është qëlluar tre herë me një pistoletë të kalibrit të vogël.

Lexo Edhe:

Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë patur njohje me njëri-tjetrin, dhe atentati mund të jetë bërë për larje hesapesh.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është zhdukur pa gjurmë pas atentatit.

Aktualisht 35-vjeçari shqiptar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.