string(76) "autori-i-golit-historik-albert-bunjaku-pershendetet-nga-kombetarja-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 20:37

Autori i golit historik, Albert Bunjaku përshëndetet nga Kombëtarja e Kosovës

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 20:37

Albert Bunjaku është përshëndetur nga Kombëtarja e Kosovës.

Bunjaku u nderua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

39-vjeçari kishte përfaqësuar Zvicrën, më pas edhe Kosovën pas pranimit në UEFA e FIFA.

Gjilanasi do të mbahet mend gjithmonë për arsyen që është autor i golit historik të Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen ndaj Turqisë.

Goli i tij ishte i pari për “Dardanët” në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

Bunjakut iu nda një fanellë e veçantë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Përshëndetja e tij u përcoll me duartrokitje nga tifozët. /Gazeta Express/