string(59) "auv-sekuestrohet-250-kilograme-ushqime-te-skaduara-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2025 12:39

AUV: Sekuestrohet 250 kilogramë ushqime të skaduara në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2025 12:39

Pas denoncimit nga punonjësit e policisë se gjatë kontrollit rutinë të një automjeti pasagjerësh kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të produkteve të ëmbëlsirave të skaduara, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, kanë kryer kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit. Policia gjeti 34 pako me të ashtuquajturat produkte “flips” dhe 35 pako orizi me shije të ndryshme, meze dhe produkte të tjera ëmbëlsirash në një sasi prej 250 kilogramësh.

Është konstatuar se produktet e gjetura kanë qenë të skaduara, më pas si të pasigurta janë konfiskuar nga shërbimet inspektuese të AUV-së.

Lexo Edhe:

Siç njofton AUV, produktet janë blerë nga depo të ndryshme dhe janë ofruar dhe shitur në tregun e Shkupit për shitje të sendeve të vjetra në Maxhari, si dhe në tregun në Shuto Orizarës në Shkup.

“Kryesi është dënuar me gjobë prej 400 euro në kundërvlerë denarë. Është lëshuar edhe një urdhër për asgjësimin e produkteve të pasigurta”, theksoojnë AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon me zbatimin e masave për ndalimin e tregtisë së paligjshme të ushqimit, të cilat qytetarët mund t’i lajmërojnë në linjën telefonike pa pagesë të konsumatorëve 0800 3 22 22, në mënyrë elektronike në [email protected], ose personalisht në Agjenci.