string(59) "avdiu-opozita-parlamentare-i-eshte-nenshtruar-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2023 21:16

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

Lajme

Gazeta Express

05/06/2023 21:16

Aktivistja, Zana Avdiu, në Pressing të T7, ka kritikuar opozitën për mos “opozitarizimin e dobët” ndaj Qeverisë Kurti.

Avdiu ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

“Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”,  ka thënë Zana Avdiu.

Më tutje, Avdiu ka deklaruar se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ke heshtur.

”Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru si ka vepru Vetëvendosje”, ka thënë Avdiu. /Gazeta Express