Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Gazetari dhe komentatori, Arbër Avdyli ka komentuar ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndër to edhe Lamine Yamalin, yllin e Spanjës.
“Spanja e meritoi finalen, bëri një rrugëtim të jashtëzakonshëm deri në finale, mesfusha e saj bëri dallimin. Lamine Yamali si 16-vjeçari po duket si një veteran në fushën e lojës së futbollit”, tha ai.