string(97) "avokati-i-njerit-prej-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-rreshterit-lika-ska-asnje-element-te-terrorizmit"

Avokati i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika: S’ka asnjë element të terrorizmit

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 6:56

Ngadhnjim Rudi, avokati i Vatan Qakës, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, përmes një lidhje direkte në “Rubikon” tha se klienti i tij ngarkohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Rudi u shpreh se në bazë të përshkrimit faktit të Prokurorisë, nuk ka asnjë element të terrorizmit, përcjell Klankosova.

Lexo Edhe:

“Klienti im ngarkohet për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje dhe nga kërkesa e Prokurorisë shihet qartë se Prokurori kërkon shqiptimin e masës së paraburgimin për gjashtë të pandehurit, me dyshimin se të njëjtin në bashkëkryerja kanë kryer vrasjen e rëndë ndaj policit Muhamed Lika”.

“Edhe në përshkrimin faktik që e ka bërë Prokuroria, nuk ka pasur lidhje me terrorizëm, me grup terrorist, apo grup radikal – islamist, mirëpo ka qenë një vrasje e planifikuar, ende nuk dihet nga kush, hetimet janë duke vazhduar, mirëpo nuk e ka asnjë element të terrorizmit, se sikur ka kishte, atëherë do të shkonte në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, u shpreh tutje avokati.