Avokati tregon pse Kushtetuesja ia hodhi Kurtit në tokë byronë për konfiskimin e pasurisë - Gazeta Express
string(89) "avokati-tregon-pse-kushtetuesja-ia-hodhi-kurtit-ne-toke-byrone-per-konfiskimin-e-pasurise"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 20:44

Avokati tregon pse Kushtetuesja ia hodhi Kurtit në tokë byronë për konfiskimin e pasurisë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 20:44

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Avokati Faton Fetahu tha se këtë Byro nga fillimi e ka quajtur Byro Politike.

“Çfarë ka propozuar kjo qeveri ka propozuar një Byro që e kam quajtur byro politike dhe jam përpjekur ta them se mënyra e zgjedhjes së drejtorit, imagjino që një drejtor ta drejtonte këtë byro s’do t’i kërkohej provimi i Jurispudencës, kjo është qesharake. Të punosh bashkëpunëtor në gjykata e prokurori kërkohet Provimi i Jurispudencës e lëre më diçka tjetër. Byroja e ka pas për qëllim të bënte bashkë militantët e një partie politike”, tha Fetahu në Pressing.

Lexo Edhe:

“Hetimi kish fillu në mënyrë anonime dhe nga një zyrtar i thjeshtë i Agjencisë i cili mund të fillohet me një shkresë formale në byro”, tha ai për mënyrën se si do të funksiononte kjo byro.

“Në konceptin jokushtetues që e ka vendosur, kjo qeveri është që ti je i fajshëm në parim në princip në pamje të parë dhe pafajësia jote mund të dëshmohet dhe barra e provës për këtë të bie ty si palë”.

“Nëse në procedurë penale duhet të kesh një dyshim të bazuar për të ngritur një akuzë ndaj një personazhi, në rrethanat e këtij ligji vlen teoria e gjasave. Gjasat që i vlerëson një zyrtar i byrosë politike…”, u shpreh ai.