Babai i Neymar jep sinjale për një rikthim te Barcelona - Gazeta Express
string(55) "babai-i-neymar-jep-sinjale-per-nje-rikthim-te-barcelona"

Gazeta Express

16/04/2020 18:38

Babai i Neymar jep sinjale për një rikthim te Barcelona

Gazeta Express

16/04/2020 18:38

Babai i Neymar Junior ka thyer heshtjen.

Njeriu që u kritikua shumë në vitin 2017, se bindi djalin e tij ta lë barcelonën për Paris Saint Germainin, thotë se Neymar vendos vet për të ardhmen.

Ai i ka rënë pishman që u largua nga skuadra ku shijoj vitet e arta të karrierës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, andaj dëshiron të rikthehet sërish në “Camp Nou”.

“Messi është referent për djalin tim. Ëndrra e tij si fëmijë ka qenë gjithmonë që të luajë në Barcelonë”, tha ai.

“Ney gjithmonë vendos vet se ku dëshiron të shkojë”.

Neymar tashmë e ka të qartë, dëshiron edhe njëherë ta veshë fanellën e Barcelonës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement