Bad News Eagles ka regjistruar një tjetër fitore në turneun “RES Adriatic League Season 2”.
Ekipi kosovar triumfoi sot kundër ekipit serb Jake Bube, me rezultat 2:0 në harta, shkruan Gazeta Express.
BNE-ja fitoi 16:12 në “Inferno” dhe 16:11 në “Mirage”.
Eagles>Crows#bNE🦅🇽🇰 pic.twitter.com/wr5e07lw8T
— BAD NEWS EAGLES (@_badnewseagles) June 6, 2023
“Shqiponjave” tani i duhen edhe dy fitore për të triumfuar në këtë turne.
Kujtojmë se Bad News Eagles të hënën mposhti një tjetër ekip nga Serbia, Sangrija. /Gazeta Express/