Bad News Eagles luan sot me ekipin e dytë më të mirë në botë - Gazeta Express
string(60) "bad-news-eagles-luan-sot-me-ekipin-e-dyte-me-te-mire-ne-bote"

eSPORTS

Gazeta Express

08/04/2023 10:10

Bad News Eagles luan sot me ekipin e dytë më të mirë në botë

eSPORTS

Gazeta Express

08/04/2023 10:10

Bad News Eagles po i vazhdon kualifikimet për turneun e Majorit.

Ekipi kosovar aktualisht ka dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para, shkruan Gazeta Express.

Atyre u duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar për turneun më të madh në botë në CS:GO.

Por, ata sonte do të kenë punë mjaft të vështirë, ku do të përballen me ekipin FaZe CLAN, që është i renditur si ekipi i dytë më i mirë në botë.

Ndeshja nis në orën 18:30 dhe zhvillohet me dy harta të fituara.

Edhe nëse humb Bad News Eagles, djemtë kosovarë do ta kenë një mundësi të fundit për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit kualifikuese. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement