Bad News Eagles mposhten nga ekipi i katërt në botë në CS:GO - Gazeta Express
string(59) "bad-news-eagles-mposhten-nga-ekipi-i-katert-ne-bote-ne-csgo"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2022 12:03

Bad News Eagles mposhten nga ekipi i katërt në botë në CS:GO

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2022 12:03

Ekipi kosovar, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi i katërt në botë, G2 me rezultat 16:10.

BNE po merr pjesë në kualifikimet për turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ata e nisën mbarë këtë aventurë duke fituar ndeshjen e parë 19:17 ndaj ekipit rus Entropiq, shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e dytë, djemtë nga Kosova u mposhtën nga ekipi i njohur nga Suedia, NIP.

Ndërsa sot, Bad News Eagles u përballën me ekipin e renditur në vendin e katërt në botë në CS:GO, G2 duke u mposhtur me rezultat 16:10.

Atyre tani u mbetet edhe një mundësi për t’u kualifikuar, por duhet t’i fitojnë patjetër dy ndeshjet e radhës.

Bad News Eagles do të vazhdojnë garimin nesër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement