Bad News Eagles pas pak e luan ndeshjen e radhës në “ESL Challengers” - Gazeta Express
string(67) "bad-news-eagles-pas-pak-e-luan-ndeshjen-e-radhes-ne-esl-challengers"

eSPORTS

Gazeta Express

28/04/2023 10:33

Bad News Eagles pas pak e luan ndeshjen e radhës në “ESL Challengers”

eSPORTS

Gazeta Express

28/04/2023 10:33

Bad News Eagles do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë sot në kuadër të turneut “ESL Challengers” që po zhvillohet në Melbourne të Australisë.

Ekipi kosovar e nisi mirë këtë turne me një fitore 16:10 ndaj ekipit nikoqir, Vertex në hartën “Vertigo”, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, nga ora 11:00, djemtë kosovarë do të përballen me ekipin Movistar Riders.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 50 mijë dollarë dhe gjithashtu do të garojë në ligën më të madhe në CS:GO, “ESL Pro League”.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement