Bad News Eagles vazhdojnë nesër ëndrrën, përballen me ekipin e katërt në botë - Gazeta Express
string(76) "bad-news-eagles-vazhdojne-neser-endrren-perballen-me-ekipin-e-katert-ne-bote"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/04/2022 23:00

Bad News Eagles vazhdojnë nesër ëndrrën, përballen me ekipin e katërt në botë

Sporte tjera

Gazeta Express

21/04/2022 23:00

Bad News Eagles do të vazhdojnë nesër ëndrrën për t’u inkuadruar në turneun më të madh në botë në CS:GO. Por, ata do të përballen me G2 Esports, ekipin e katërt më të fortë në botë.

Gjatë ditës së sotme, ekipi kosovar fitoi një ndeshje dhe humbi një tjetër, shkruan Gazeta Express.

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles u mposht në ndeshjen e dytë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022. Ata u mposhtën 16:11 nga ekipi suedez, NIP.

Bad News Eagles ishin duke humbur 13:2 në pjesën e parë, duke arritur të merrnin fitore të njëpasnjëshme më pas, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për ta përmbysur rezultatin.

Ata fituan në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus me një performancë fantastike, kurse tani e kanë një fitore dhe një humbje.

Nesër rreth orës 12:00 Bad News Eagles e vazhdojnë garimin, teksa i nevojiten tri fitore për t’u kualifikuar dhe realizuar ëndrrën e madhe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement