Bahtiri: Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje, me PDK’në nuk shkojmë - Gazeta Express
string(68) "bahtiri-edhe-njeqind-here-te-hyjme-ne-zgjedhje-me-pdkne-nuk-shkojmex"

Gazeta Express

17/12/2019 23:23

Bahtiri: Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje, me PDK’në nuk shkojmë

Gazeta Express

17/12/2019 23:23

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV’së, Agim Bahtiri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se qeverisja LDK dhe VV do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër, dhe se këtë e ka kërkuar qytetari.

“Shumë shpejt vendi do të futet në një qeverisje LDK-VV”, ka thënë Bahtiri.

“Vendi nuk shkon në zgjedhje pasi nuk ka opsione tjera. Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje me PDK’në nuk shkojmë”

Tutje kur është pyetur për komentet e Ramush Haradinajt se me Albin Kurtin del vetëm për të pirë kafe dhe jo për tu futur në qeveri, Bahtiri është përgjigjur kështu.

“Askush nuk e ka ftuar Ramushin për të biseduar në bashkëqeverisje. Për qeverisje e kemi vetëm një opsion, e ajo është LDK’ja” /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement