Bahtiri godet ish-partinë e tij, i përmend AKR’së kohën kur mori disa ministri me dy deputetë - Gazeta Express
string(91) "bahtiri-godet-ish-partine-e-tij-i-permend-akrse-kohen-kur-mori-disa-ministri-me-dy-deputete"

Gazeta Express

17/12/2019 23:29

Bahtiri godet ish-partinë e tij, i përmend AKR’së kohën kur mori disa ministri me dy deputetë

Gazeta Express

17/12/2019 23:29

Anëtari i VV’së, Agim Bahtiri, në emisionin DPT te Fidani në T7 ka përmendur ish-partinë e tij, AKR’në.

Kur ishte pyetur se pse LDK dhe VV nuk po merren vesh për disa pozita në qeverisje, ai ka thënë se këto dy parti po tregohen parimore dhe ka marrë shembuj të partive tjera të cilat kanë qeverisur në Kosovë.

“Pazare ka bërë AKR’ja kur i ka marrë pesë ministri me dy deputetë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka qenë ish-anëtar i AKR’së por kishte hequr dorë nga ajo parti pasi kishte cituar parregullsi në veprimet e anëtarëve të saj. Gjithsesi ai ka thënë se ende ka respekt për kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement