string(70) "bahtiri-i-dha-cucllen-ne-kuvend-ironizon-paris-guri-as-kjo-si-paska-61"

Bahtiri i dha cucllën në Kuvend, ironizon Paris Guri: As kjo s’i paska 61

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 14:40

Seanca e gjashtë konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një skenë ironike dhe jo fort të zakonshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe atij të LDK-së, Paris Guri.

Ditë më parë, Guri kishte ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë se do të votonte Agim Bahtirin për kryetar të Kuvendit, nëse kjo parti do ta propozonte.

Lexo Edhe:

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Bahtiri.

Gjatë seancës së sotme, Bahtiri është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, në një veprim që u interpretua si reagim ndaj ironisë së mëparshme.

Ndërkohë, sërish përmes një postimi në Facebook, ka reaguar deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili sërish ka ironizuar me numrat që nuk po mund t’i sigurojë assesi Vetëvendosje.

“As kjo si paska 61. Për mililitra e kom fjalën”, ka shkruar ai teksa ka publikuar shishen që ia dhuroi Bahtiri.