Bahtiri pranë “ndarjes” me Arbërinë, disa klube të Superligës të interesuara për të - Gazeta Express
string(80) "bahtiri-prane-ndarjes-me-arberine-disa-klube-te-superliges-te-interesuara-per-te"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2021 16:32

Bahtiri pranë “ndarjes” me Arbërinë, disa klube të Superligës të interesuara për të

Futboll

Gazeta Express

25/05/2021 16:32

Që nga riformimi në vitin 2016 i qëndroi pranë Arbërisë. Madje e shënoi golin e parë  të Arbërisë në Superligë duke dëshmuar vlerat e tij dhe dashurinë që kishte për klubin. Por, duket se Kreshnik Bahtiri do t’i ndajë rrugët me klubin nga Dobraja e Madhe e Lipjanit.

Bahtiri ishte shtylla e klubit lipjanas që nga riformimi e deri në debutimin e tyre në Superligë.

Lexo Edhe:

Pas pesë viteve, Bahtiri po shikon mundësitë tjera për ta vazhduar karrierën, teksa kontrata i përfundon këtë verë.

Express merr vesh se ka disa klube të interesuara për Bahtirin, i cili do të largohet nga Arbëria këtë verë.

Ai gjatë sezonit 2020/21 luajti 30 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe dhuroi katër asiste. /Gazeta Express/