Bajoku, më i miri i turneut “Pavarësia” - Gazeta Express
string(36) "bajoku-me-i-miri-i-turneut-pavaresia"

Sport

Gazeta Express

12/02/2023 18:26

Bajoku, më i miri i turneut “Pavarësia”

Sport

Gazeta Express

12/02/2023 18:26

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) organizoi sot turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”.

Boksieri, Shpëtim Bajoku, u shpall më i miri i këtij turneu dhe fitoi trofeun “Pavarësia 2023”, shkruan Gazeta Express.

Ky turne ishte i 15-ti me radhë, teksa meçet u zhvilluan në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës ishin edhe boksierët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovenia.

Boksieri më i mirë i huaj u shpall Jemin Allmuça, derisa ai më “fair-play” Arbër Elshani.

Alen Rustemov u shpall tekniku më i mirë, kurse qifti luftarak ishin Franck Joshua dhe Shpejtim Shabani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement