Bajoku pëson humbje ndaj Abdullayevit - Gazeta Express
string(37) "bajoku-peson-humbje-ndaj-abdullayevit"

Sport

Gazeta Express

09/03/2024 22:05

Bajoku pëson humbje ndaj Abdullayevit

Sport

Gazeta Express

09/03/2024 22:05

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike “Paris 2024” në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë.

Boksieri ynë pësoi humbje nga kampioni i botës i vitit të kaluar, Ruslan Abdullayev, nga Uzbekistani.

Ky meç i takoi rrethit të tretë në kategorinë deri në 63.5 kilogramë.

Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që do të mbahet në Bangkok të Tajlandës, në muajin maj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement