Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi Bajram Begaj nisi zyrtarisht detyrën si president.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan: Për hajër!
Kujtojmë që marrëdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit të sapo larguar Ilir Meta, kanë qenë konfliktuale gjatë gjithë kohës, ku në dy raste kreu i qeverisë angazhoi edhe parlamentin për shkarkimin e kreut të shtetit.
Ndërkohë pritet që marrëdhëniet mes Ramës dhe presidentit të ri të jenë më institucionale dhe më komunikuese, krahasuar me ato mes tij dhe ish-presidentit Ilir Meta.
/Gazeta Express