Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.
E në emisionin e sotëm, foli edhe Gëzim Bajrami, anëtar i tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”, i cili tha se do t’i qëndrojnë pas gjithmonë kombëtares.
“Jemi bërë gati për detyrën tonë si tifozë, e përkrahim kombëtaren në çdo rast, si me apo pa rezultate. Jemi të emocionuar, por shpresojmë për një rezultat të mirë në grupe”, tha ai.
Tutje, ai vazhdoi duke folur për pritshmëritë për këto ndeshje.
“Po shpresojmë për më të mirën, duhet të shpresojmë, sepse kombëtares tonë i duhet përkrahja, si brenda dhe jashtë stadiumit”, përfundoi ai./GazetaExpress/