Për të shtatën herë, deputetët e zgjedhur janë mbledhur për të konstituar kuvendin. Edhe kjo përpjekje dështoi.
Pas kësaj, deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka cituar një thënie të Albert Anjshtajnit- “”Çmenduri është të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme”.
VV prapë e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por prapë dështoi. Ajo i moti 57 vota, derisa i duhen 61.