string(74) "banka-e-shqiperise-rrit-rezerven-valutore-planifikon-blerje-shtese-ne-2025"

Banka e Shqipërisë rrit rezervën valutore, planifikon blerje shtesë në 2025

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 17:34

Banka e Shqipërisë ka forcuar nivelin e rezervës valutore duke tërhequr nga tregu të paktën 1 miliard euro gjatë vitit 2024. Kjo lëvizje synon jo vetëm rritjen e rezervave valutore, por edhe stabilizimin e kursit të këmbimit. Pavarësisht ndërhyrjeve, euro vijon të qëndrojë nën nivelin e 100 lekëve.

Vetëm në tre muajt e fundit të 2024, Banka e Shqipërisë zhvilloi katër ankande për blerjen e valutës, me një vlerë totale prej 649 milionë euro.

Lexo Edhe:

Për vitin 2025, Banka Qendrore ka planifikuar të blejë 270-350 milionë euro në 22 ankande, një shifër më e lartë krahasuar me 20 ankandet e zhvilluara në vitin 2024.