Pasditen e sotme pasi morën vesh lajmin se Egli është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe ka lënë garën disa prej banorëve janë prekur dhe nuk e kanë pritur mirë këtë.
Danja është përlotur në dhomën e gjumit por më pas teksa ndodhej në oborr me Aldon, Loredanën dhe Vserlon biseduan në lidhje me shkaqet që e çuan banoren të merrte këtë vendim duke marrë parasysh edhe ndikimin e Gjestit tek ajo.
Pjesë nga biseda:
Danja: Ajo është shumë më mirë atje jashtë sesa këtu brenda. Mendoj për gjithësecilin nga ne e bukura vjen jashtë.
Vserlo: Kishte presionin e këtij këtu, normal që nuk do rikuperoheshe dot.
Aldo: Po ndaje more vëlla ndaje, mos thuaj tani po ndjej diçka, tani ka filluar të vijë diçka, sikur po ndihem ndryshe, po jemi të dashur dhe ajo e shkreta vetëm qeshte.
Vserlo: Qeshte nga zori.
Aldo: Nga zori pra nga zori. Në dorë të atij pra. E kupton në çfarë pike ra prej ndjenjës?
Danja: Ajo e justifikoi edhe herën e fundit atë.
Vserlo: Për nishanin, i kërkoj falje tha Gjestit. Po për çfarë duhet t’i kërkojë falje ajo atij?
Aldo: Ka një limit edhe falja.
Grupit që po qëndronte aty iu bashkua edhe Kelly me Shkëlzenin. Në lidhje me bisedën Kelly u shpreh:
Nuk ka ndjerë gjë vëlla. Të më ikte mua njeriu që kam përzemër dhe të vazhdoj të bëj fileto pule.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...