string(101) "banoret-e-hotit-te-ri-ne-proteste-kerkojne-rikonstruksionin-e-rruges-paralajmerojne-bojkot-zgjedhjesh"

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 16:58

Banorët e Hotit të Ri në protestë, kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, paralajmërojnë bojkot zgjedhjesh

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 16:58

Banorët e Hotit të Ri në njësinë administrative Rrethina, Shkodër, kanë dalë në protestë për gjendjen e rënduar të infrastrukturës në zonën e tyre. Ata kërkojnë nga autoritetet lokale ndërhyrje urgjente në rrugët e amortizuara, ndriçimin publik dhe përmirësimin e rrjetit elektrik, i cili vazhdon të funksionojë me standarde të vjetra, duke i lënë shpeshherë pa energji elektrike.

Jemi lënë në harresë. Rrugët janë të shkatërruara, s’kemi ndriçim, uji i pijshëm mungon dhe dritat na ikin çdo ditë. Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme”, tha një protestues.

Lexo Edhe:

Banorët paralajmërojnë se nëse rruga nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk na dëgjojnë, do t’i tregojmë edhe ne forcën tonë duke mos votuar”, u shprehën tubuesit.

Kjo nuk është hera e parë që ata ngrenë zërin për kushtet e vështira në të cilat jetojnë.