Banorët e fshatit Rrjoll, në Velipojë, kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt, në një tokë që ata pretendojnë se është marrë padrejtësisht.
Ata akuzojnë Ulajn dhe kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj, për grabitjen e pronave.
Një prej protestuesve u shpreh: “Pronat na i mori i forti, Bashkim Ulaj dhe Fatmir Shpellzaj, duke përdorur fuqinë e pushtetit. Gjyqtarët që janë të përfshirë, si Vojsava Kola Osmani dhe Astrit Kalaja, kanë falsifikuar dokumentet dhe na i kanë marrë pronat.”Ata shtuan se kanë dorëzuar një kallëzim shtesë dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve për resortin.